Dybala: Liga e Kampionëve synimi kryesor i Juventusit

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Paulo Dybala thotë se Liga e Kampionëve është synimi kryesor i Juventusit në këtë sezon, derisa shton se do të dëshironte të luante me Paul Pogban.

Pogba ishte i lidhur me një rikthim në Torino, megjithatë pas largimit të Jose Mourinhos nga Manchester Unitedi mund të ketë bindur francezin të mos largohet nga Old Trafford, transmeton Koha.net.

“Gjithmonë do të doja të luaja me dikë të nivelit të tij. Çfarëdo vendimi që ai merr, i uroj gjithmoë shumë fat”, është shprehur Dybala. “Liga e Kampionëve është objektivi kryesor për ne në këtë sezon dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta fituar. Atletico Madridi, së bashku me Liverpoolin, janë dy ekipet më të papërshtatshme që do të mund t’i kishim në short”.

Në fazën e parë eliminatore Juventusi do ta ketë përball Atletico Madridin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme