Dybala mund ta refuzojë kalimin te Barcelona, ja shkaku

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 18:18 | Nga

Raportimet e fundit që vijnë nga Spanja shkruajnë se Paulo Dybala do ta refuzojë ofertën e Barcelonës.

Blaugranat janë afër shitjes së Neymarit te Paris Saint-Germain për një rekord botëror prej 222 milionë eurove.

Dybala shihet si një nga më të preferuarit për ta zëvendësuar brazilianin.

Sipas Mundo Deportivos, Barça ende nuk e ka kontaktuar La Joyan.

Dybala mund ta refuzojë ofertën, pasi ai nuk është pasardhës natyral i Neymar dhe se mund të luajë si sulmues i dytë në pozitën ku aktualisht luan Lionel Messi.

Ndërsa AS rrëzon poshtë atë që shkruan Mundo Deportivo, duke shkruar se Juventusi është dakord që lojtari të largohet drejt Barçës për 120 milionë euro.

Por, lojtari mund ta refuzojë kalimin te ky klub.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme