Dybala nuk e dëshiron Bayernin

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich raportohet se dëshironin që ta transferojnë Paulo Dybala.

Argjentinasi shënoi golin e tij të parë mbrëmë në fitoren e Argjentinës 2-0 kundër Meksikës, ku ai ka luajtur më shumë për Kombëtaren së më parë.

Interesimi i Bayern thuhet se erdhi për shkak se ai kishte më pak minuta të luajtura në Juventus dhe kështu do të largohej, me lajmet në gazeta që thoshin se ai do të largohej që në këtë verë pas arritjes se Ronaldos në Torino për 110 milionë euro nga Real Madrid.

Mendohej që Juve duhet të bëj balancë të financave duke shitur një lojtarë me të njëjtën shumë.

“Nuk është në mendimet e mia, jam shumë i luajtur për Juventus, ne kemi synime të mëdha dhe jemi të fokusuar në ato”, ka thënë Dybala kur është pyetur nga SportBild për interesin e Bayern Munich, përcjell Lajmi.

Pastaj, kur është pyetur për të fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin, sulmuesi argjentinas është përgjigjur. “Mendoj që mirë ishim edhe vitin e kaluar por tani pritjet janë rritur jashtëzakonisht shumë, mentaliteti i jonë mbetet i njëjtë, ne duam të fitojmë gjithçka”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme