Dybala refuzon të largohet nga Juventusi

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Paulo Dybala do të refuzojë largimin nga skuadra e Juventusit këtë verë nëse ekipi italian nuk ia ofron rinovimin e kontratës, ka raportuar të premten “Gazzetta dello Sport”. Thuhet se Dybala është i vendosur të mbetet te Juventusi dhe për këtë arsye po insiston në rinovimin e kontratës, përkundër që drejtuesit e klubin duan që ta shesin në verë.

Dybala disa herë ka refuzuar rinovimin e kontratës, të cilën ia ka ofruar Juventusi me pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh në vit pasi sulmuesi argjentinas po kërkon më shumë. 27-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm kurse këtë edicion ka pasur telashe të shumta me lëndimet. Këtë sezon, Dybala ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme