Dybala: “Shpresoj të luaj sërish me Pogban”

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Dybala ëndërron të luajë sërish me Pogbën

Duke treguar koleksionimin e fanellave gjatë karrierës për UEFA.com, Paulo Dybala tregoi një ndër me të veçantat për të, shkmëbimin e fanellës me Paul Pogbën pas ndeshjes së Juventusit me Manchester Unitedin.

Ai gjithmonë e ka vlerësuar Pogbën dhe shpreson që një ditë të luajnë sërish së bashku në një ekip.

“Nuk mund të anashkaloja një fanellë si kjo, natyrisht. Është nga Manchesteri, shoku im Paul Pogba, të cilin e admiroj shumë si person dhe edhe më shumë se futbollist”, tha Dybala.

“Kam pasur shansin të ndajë me të shumë gjëra të bukura dhe shpresoj që mund t’i përsërisim një ditë”.

Të ngjashme