Dymbëdhjetë talentët më të mëdhenj të Kupës së Botës 2018

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 15:01 | Nga

Kampionati Botëror “Rusia 2018” padyshim se do të jetë njëri nga të të zjarrtit ndonjëherë.

Kupa e Botës që do të mbahet në verën e vitit tjetër në Rusi, do të jetë e bollshme me emra të mëdhenj të futbollit si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Megjithatë, ky botëror pritet të jetë botërori i lojtarëve të rinj apo talenteve që kanë befasuar të gjithë me paraqitjet e tyre të mira.

“Rusia 2018” pritet të jetë kampionati botëror ku talentet do ta thonë fjalët e tyre të fundit.

Portali i njohur britanik “Goal.com” ka përpiluar një listë me 12 emra të futbollistëve të rinj që mund të jenë vendimtar për kombëtaret e tyre.

Të tillë janë Kylian Mbappe i kombëtares së Francës, Marcus Rashford i Anglisë dhe Gabriel Jesus i Brazilit.

Por, ka edhe emra tjerë të talenteve të mëdhenj si Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Kasper Dolberg dhe Renato Sanches.

1.Kylian Mbappe | Francë | 18 vjeç

2.Marcus Rashford | Angli | 19 vjeç

3.Gabriel Jesus | Brazil | 20 vjeç

4.Ousmane Dembele | Francë | 20 vjeç

5.Gianluigi Donnarumma | Itali | 18 vjeç

6.Wilfred Ndidi | Nigeria | 20 vjeç

7.Youri Tielemans | Belgjikë | 20 vjeç

8.Kasper Dolberg | Danimarkë | 20 vjeç

9.Renato Sanches | Portugali | 20 vjeç

10.Ramadan Sobhi | Egjipt | 20 vjeç

11.Benjamin Henrichs | Gjermani | 20 vjeç

12.Breel Embolo | Zvicër | 20 vjeç

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme