Dyshime nëse Kosova mund të luajë në Prishtinë

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 08:30 | Nga

Zhvillime të reja, kryesisht në heshtje dhe të mbajtura larg publikut, ka pasur të mërkurën lidhur me stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përgjigja e UEFA-s lidhur me licencimin e këtij objekti nuk ka ardhur ende, sipas FFK-së, ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbajtur takim me Federatën dhe klubin Prishtina për hapat e mëtejmë lidhur me stadiumin, shkruan sot Koha Ditore.

Stadiumi mbetet i mbyllur, ndërsa tashmë ka dyshime nëse përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të mundë t’i luajë në këtë stadium ndeshjet e shtatorit dhe tetorit. Një dyshim të tillë të mërkurën e ka paraqitur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ahmeti edhe të martën ka thënë se ka rrezik që Kosova të mos luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” takimet me Ishujt Faroe më 10 shtator dhe me Maltën më 11 tetor.

Komuna e Prishtinës është pronare e stadiumit të qytetit që tani njihet me emrin “Fadil Vokrri”.

Por ka mbetur pezull procedura që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’ia dorëzojë “çelësat” e stadiumit Komunës së Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme