Dyshime për korrektësinë dhe fitnesin e lojtarëve në Bundesligë

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Me top-klubet në Bundesligë që tashmë janë kthyer në stërvitje, rivalët ziliqarë në të gjithë Evropën po shikojnë të shohin nëse gjermanët do të jenë në avantazh apo do të paguajnë çmimin kur të rifillojë kampionati. 

Ligat kryesore të Evropës janë të dëshpëruara për t’iu kthyer garave për të shmangur fatkeqësinë financiare për shkak për pandemisë së koronavirusit, por nëse lëvizin shumë shpejt, ekziston rreziku t’i lëndojnë futbollistët.

Por, edhe lëvizja e ngadaltë gjithashtu vjen me një kosto të madhe. Përveç shqetësimit të dëmtimeve të lojtarëve, rifillimi i stërvitjeve paraqet edhe një problem të ndershmërisë, nëse disa klube mund të rifillojnë më shpejt se të tjerat dhe ky fakt mund ta dëmtojë konkurrencën për shkak se ato mund të prodhojnë rezultate pozitive gjatë garave, raporton KOHA.

Kjo çështje ka dalë në Gjermani, ku në përputhje me një rekomandim të mëparshëm të ligës gjermane të futbollit, lideri i Bundesligës, Bayern Muencheni dhe vendi i dytë në tabelë, Borussia Dortmundi, e disa klube të tjera të hënën rifilluan stërvitjet në grupe të vogla. 

Bundesliga po shpreson që të rifillojë në ditët e para të muajit maj, pasi u pezullua në mes të muajit mars për shkak të përhapjes së koronavirusit në Gjermani.

“Ne duhet të kombinojmë dy qëllime qendrore, domethënë t’i mbajmë lojtarët në një gjendje shumë të mirë dhe në të njëjtën kohë t’i shmangim infeksionet e mundshme”, tha Martin Przondziono, drejtori sportiv i Paderbornit. Skuadra RB Leipzig kishte vazhduar me stërvitje pa kontakte gjatë kohës së pezullimit, derisa Augsburgu rifilloi më 23 mars. 

Deri të hënën, vetëm Freiburgu dhe Werder Bremeni ishin ekipet e vetme të Bundesligës që nuk kishin rifilluar me stërvitje. Por, edhe këto skuadra pritet të rifillojnë gjatë kësaj jave. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme