Dyshja kosovare shpallet kampione në Kampionatin Ballkanik U22

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja U22 e Femrave në Beach Volley e Kosovës ka zënë vendin e parë në Kampionatin Ballkanit për të njejtën grupmoshë, ka bërë të ditur Komitetit Olimpik i Kosovës.

Finesa Sylejmani dhe Loresa Avdyli mposhtën bashkëvendëset Hasani/Idrizi, këto të fundit përfunduan në vendin e dytë.

Podiumin e ngjitën edhe dy ekipe te Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi arritën në finale, por në fund u mposht nga Turqia, njofton Klankosova.tv.

Deri sa në vendin e tretë e zurën Endrit Nrecaj dhe Arlind Bytyqi.

Të ngjashme