Dyshohet edhe për katër futbollistë të Milanit të infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Sipas “Corriere dello Sport”, pas Fiorentinës dhe Sampdorisë, edhe skuadra e Milanit ka futbollist të prekur nga virusi “Covid 19”, që nuk është një shenjë e mirë për të vazhduar me stërvitjet dhe ndeshjet në Seria A.

Futbollistët e Milanit gjatë ditës së djeshme kishin stërvitje individuale dhe pastaj ishin testuar në klinikën “La Madonina”, ku kanë rezultuar futbollist me “Covid 19”.

Klubi i Milanit ende nuk i ka konfirmuar këto raporte të mediave dhe sipas “Coriere dello Sport”, skuadra Italian do të pret edhe testin e dytë që të del më komunikatë zyrtare.

Ditë më parë te Fiorentina u konfrmuan 6 raste , në të 3 janë futbollistë, ndërsa te Sampdoria janë 4 futbollistë të prekur me “Covid 19”

Të ngjashme