E ardhmja e Hansi Flick: Kam biseduar me Oliver Kahnin, mendoj momentalisht vetëm për Bayernin

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Në konferencën për shtyp para ndeshjes Wolfsburg-Bayern Munich që zhvillohet nesër në orën 15:30, trajneri Hans Flick iu përgjigj pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij.

Kjo është tema që është diskutuar më së shumti në futbollin gjerman në javët e fundit.

Flick e pranoi se kishte takimin me Oliver Kahnin, i cili do të zëvendësojë Karl Heinz Rummeniggen si CEO i Bayern Munich vitin e ardhshëm.

“Ne biseduam shkurtimisht, por kishte të bënte me gjëra të tjera, për këtë javë dhe reagimin pas Parisit. Kjo javë është shumë e rëndësishme sepse mund të marrim yllin e pestë”.

“Mendimet e mia për momentin janë vetëm për këtë emblemë dhe që ky klub i lavdishëm të fitojë Bundesligën e 30-të”, deklaroi trajneri.

Caktimi i yjeve në fanellë në Gjermani funksionon ndryshe nga Italia. Ylli nuk merret çdo dhjetë kampionate, por ylli i parë fitohet pas 3 titujve, i dyti në titullin e pestë të fituar, pastaj në të dhjetin vjen i treti. Nga kjo pikë pastaj çdo dhjetë kampionate si në Itali vihet ylli tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme