“E ardhmja e Lautaros? Është e vështirë t’i thuash jo Barcelonës”

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Moratti mendon se afati kalimtar i verës mund t’ia largojë Interit nga skuadra Lautaro Martinezin.

Barça është vënë në kërkim të një sulmuesi, pasi Luis Suarez po shkon drejt fundit të karrierës.

Objektivi numër një është Lautaro Martinez i Interit, për të cilin Barcelonë do të bëjë çmos për ta transferuar në “Camp Nou”.

Massimo Moratti, ish presidenti i Interit, gjithashtu e sheh të vështirë që lojtari t’i thotë ‘jo’ një klubi si Barcelona.

“Lautaro në Barcelonë? Varet se çfarë dëshiron të bëjë Lautaro. Kam lexuar se Barcelona po bën disa oferta interesante për të, gjë që është e vështirë t’i thuash jo”, tha Moratti.

Spekulimet janë duke u rritur edhe më shumë, sidomos pas deklaratave të Lionel Messit, që tha “më pëlqen shumë Lautaro, mënyra se si luan, të shohim se a do të vijë”.

Të ngjashme