E ardhmja e Todibo larg Barcelonës, skuadra i ka caktuar çmimin

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Jean Clair Todibo duket se do të jetë larg ‘Camp Nou’.

Todibo u afrua tek Barcelona nga kampionati francez, por lojtari nuk ka arritur që të bind trajnerin Ernesto Valverde me paraqitjet e tij.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, e ardhmja e Todibo është larg skuadrës së Barcelonës, të paktën për momentin, transmeton lajmi.net.

Skuadra katalane është e hapur që të shes lojtarin për 10 milionë euro.

Por, në secilin variant të mundshëm, Barcelona dëshiron të ketë një klauzolë në kontratë që i lejon të drejten e blerjes mbrapsht.

Mbetet të shihet nëse katalanët do të gjejën një skuadër për lojtarin, që ta largojnë në janar.

Të ngjashme