E bujshme: Kosova zhvillon miqësore me Kroacinë

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Kroacisë në të ardhmen do të zhvillojnë një ndeshje miqësore.

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka pritur një mysafir të veçantë. Bëhet fjalë për Davor Shuker, legjendën e futbollit kroat, dhe njëherit presidentin e federatës së këtij vendi.

Shuker gjatë qëndrimit në Prishtinë, është takuar me ndihmëstrajnerin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ku janë dakorduar për një miqësore Kosovë – Kroaci.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Gjatë qëndrimit të djeshëm në Kosovë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, gjatë tërë kohës është shoqëruar nga ish-futbollisti ynë i mirënjohur, tani ndihmëstrajner i Kombëtares A, Muharrem Sahiti.

Përveç se evokuan kujtimet e ligës dhe futbollit të atëhershëm, kur ata ishin yje në klubet e tyre, ata, biseduan edhe për punën dhe rezultatet e të dyja kombëtareve në vitet e fundit, teksa u dakorduan edhe për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në një kohë të përshtatshme për të dyja kombëtaret, për datën e të cilës do të vendosin në të ardhmen e afërt të dy presidentët e federatave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme