“E dimë ku jeton, mos nënshkruajë” – tifozët e Evertonit me baner kërcënues për Benitezin

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e tifozëve të zemëruar të Evertonit e kanë kërcënuar Rafa Benitezin të mos nënshkruajë me klubin.

Spanjolli ishte trajner për një kohë të gjatë i rivalëve të Evertonit – Liverpoolit, me të cilin fitoi katër trofe – përfshirë FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Strategu ka menaxhuar që atëherë Interin, Chelsean, Napolin, Real Madridin dhe Newcastlen, por lidhja e tij me Liverpoolin mbetet e fortë dhe ai ende ka një shtëpi në Merseyside.

Image: PA

Raportimet tregojnë se Benitez është në prag të zëvendësimit të Carlo Ancelottit si trajner i Evertonit dhe shumë tifozë të Toffees janë kundër emërimit.

Të hënën, një banderolë e cila shkruante “Ne e dimë se ku jetoni. Mos nënshkruani”, ishte varur jo shumë larg nga vendi ku jeton Benitez me gruan dhe dy vajzat e tij.

Pankarta, dhe posaçërisht mesazhi që ajo shfaq, është dënuar gjerësisht nga mbështetësit e Evertonit.

Shumë e kanë quajtur atë “të turpshme” dhe “jo të duhur”, pasi ky është futbolli dhe nuk duhet gjykuar për të kaluarën.


Të ngjashme