E duan PSG-ja dhe Tottenhami, Interi takohet me Brozovicin

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Interi do të takohet me përfaqësuesit e Marcelo Brozovicit javën e ardhshme, por dy palët ende janë larg arritjes së një marrëveshje, në një kohë kur PSG, Tottenham dhe Newcastle kanë shprehur interesim për të.

Marrëveshja e tanishme e Brozovicit me Interin mbaron në fund të këtij sezoni, raporton Gazeta Express.

Drejtori i Interit Beppe Marotta tha së fundmi se është i bindur se mesfushori kroat do ta vazhdojë marrëveshjen me zikaltrit, pavarësisht se ende nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Kampioni i Serie A i ka ofruar 28-vjeçarit pagë vjetore prej 5.5 milionë eurove, por Brozovic i do të paktën 6.5 apo 7 milionë euro në vit.

PSG-ja, Tottenhami dhe Newcastle United janë duke e vëzhguar situatën e tij dhe mund ta marrin atë falas në verë.

Të ngjashme