Më e fortë Champions League apo “El Clasico”, mësojeni përgjigjen (Foto)

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 15:40 | Nga

Ndeshja kthyese mes Realit dhe Barcelonës do të zhvillohet nga ora 23:00 për t’iu shmangur pesë sfidave të Ligës së Kampionëve (20:45).

Sipas asaj që raporton AS, Liga e Kampionëve është arsyeja kryesore pse ndeshja e kthimit e Superkupës së Spanjës zhvillohet sonte nga ora 23:00 në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit e Barcelonës.

Federatat e futbollit të shteteve të ndryshme, kanë marrëveshje me UEFA-n dhe EPFL (Ligën Profesionale të Futbollit Evropian).

Marrëveshja ka përfunduar në fund të sezonit, por Federata e Futbollit të Spanjës dëshiron ta respektojë atë pasi pret që të gjitha palët të rinovojnë kontratat në një të ardhme të afërt.

Një arsye më shumë është se sonte në Ligën e Kampionëve luan skuadra spanjolle, Sevilla.

Ajo do të përballet në “Play-Off” të Ligës së Kampionëve me atë turke, Istanbul Basaksehir.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme