E humbi penalltinë që i kushtoi me eliminim Francës – Pele i dërgon mesazh Mbappes

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Pele ka reaguar për penalltinë e humbur nga Kylian Mbappe në përballje me Zvicrën në 1/8 e finales në Euro 2020, gjë që i kushtoi me eliminim Francës.

Koha e rregullt përfundoi 3-3 të hënën mbrëma, derisa në vazhdime nuk pati ndryshim rezultati, duke bërë që ballafaqimi të shkonte në ekzekutimin e penalltive.

Rezultati nga penalltitë ishte 5-4 për Helvetikët dhe erdhi momenti që ylli i Paris Saint-Germain të gjuante.

Por, portieri i zviceranëve doli të parashikonte saktë se nga do të gjuante 22-vjeçari, duke e ndalur atë dhe më pas filloi festa.

Pele i ka thënë Mbappes se ai duhet ta mbajë kokën lartë, pasi një aventurë e re do të fillojë për të qysh nga nesër, duke lënë të kuptohet se janë gjëra që mund t’i ndodhin çdo lojtari.

“Mbajë kokën lartë, Kylian! Nesër do jetë dita e parë e aventurës së re”, shkroi legjenda e futbollit.

Mbappe cilësohet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur në sportin më të ndjekur në botë dhe parashikohet si pasues i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme