E jashtëzakonshme: Buffon rikthehet në Kombëtaren e Italisë

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 17:52 | Nga

Karriera e Gianluigi Buffonit me ekipin kombëtar të Italisë mund të mos ketë mbaruar.

Ushtruesi i detyrës së trajnerit të Kombëtares së Italisë, Luigi Di Biagio, beson se e ka bindur portierin e Juventusit për të qëndruar edhe në miqësoret kundër Argjentinës dhe Anglisë që zhvillohen muajin e ardhshëm.

Buffon në tetor pati njoftuar largimin nga Kombëtarja e Italisë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

“Një lojtar si ai nuk mund të largohet pas asaj humbje me Suedinë”, ka thënë Di Biagio në një kamp trajnimi për lojtarët e rinj.

“I kam propozuar që të jetë me ekipin kombëtar edhe dy apo tre ndeshje, pastaj të vendos për vendimin e tij përfundimtar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme