E konfirmon agjenti i Mancinit: Kemi biseduar me Romën, por transferimi mund të bëhet në qershor

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Gianluca Mancini është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Serie A.

Reprezentuesi italian është bërë objektivi kryesor i Romës për repartin defensivë.

Por duket se Roma nuk do të mund ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të janarit dhe një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm në verë.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit Stefano Castelnovo, që ka thënë se kanë biseduar me Romën.

“E përjashtojë çdo mundësi që Mancini të largohet në janar nga Atalanta”, ka thënë Castelnovo.

“Kemi pasur bisedime me Romën dhe këto bisedime do të vazhdojnë edhe në qershor kur mund të bëhet transferimi”, tha agjenti i lojtarit.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi e ka si qëllim përforcimin e mbrojtjes dhe Mancini është objektivi kryesor i tij.

Ky transferim Romës pritet t’i kushtojë rreth 25 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme