E konfirmon Ancelotti: Casemiro dëshiron të largohet

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti e konfirmon se Carlos Casemiro dëshiron të largohet nga Real Madridi. 

Në një konferencë për shtyp, trajneri tha se është vullneti i lojtarit, transmeton Gazeta Express.

“Kam folur me Casemiron. Ai dëshiron të provojë një sfidë të re, një mundësi të re. Klubi e kupton sepse Casemiro, për atë që ka bërë në këtë klub dhe për personin që është, ne duhet të respektojmë dëshirat e tij. Për momentin, asgjë nuk është zyrtare. Ai është ende një lojtar i Real Madridit dhe vullneti i tij është të largohet. Nëse ai largohet dhe arrihet një marrëveshje e arsyeshme, ne kemi burimet për ta zëvendësuar atë”, deklaroi Ancelotti.

“Nuk jam përpjekur ta bind. Kam shumë besim te Casemiro. Duke dëgjuar vullnetin dhe dëshirën e tij, nuk ka asnjë mënyrë për t’u rikthyer. Nëse gjithçka shkon mirë për të, duhet t’i urojmë më të mirat dhe të shikojmë në atë që kemi për momentin. Është e vështirë të flasim sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nëse ai nuk qëndron, falënderimet për të janë të mëdha”, tha trajneri italian.

Tutje, Ancelotti tha se zëvendësuesi i tij është transferi i kësaj vere, Tchouameni.

“Ka një zëvendësim brenda skuadrës. Tchouameni është nënshkruar në këtë pozicion, dhe në këtë moment ai është një nga mesfushorët më të mirë në treg. Kroos mund të luajë në këtë pozicion. Camavinga gjithashtu ka luajtur atje në të kaluarën”, përfundoi ai.

Të ngjashme