E konfirmon Barcelona, Suarez humb finalen e Kupës së Mbretit

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar sezoni për sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Barcelonën në pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë edhe finalen e Kupës së Mbretit.

Barcelona ka lëshuar një deklarate zyrtare përmes së cilët ka njoftuar se Luis Suarez ka përfunduar me sukses operacionin, për të filluar rimëkëmbjen, përcjell ‘lajmi.net’.

Lojtari do të humbas dy ndeshjet e fundit në La Liga kundër Getafe dhe Eibar, e po ashtu edhe finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias.

34 vjeçari pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Amerikës, ku Uruguai ndeshjen e parë e zhvillon më 16 qershor kundër Ekuadorit.

Luis Suarez këtë sezon në La Liga në fanellën e Barcelonës ka shënuar 21 gola.

Të ngjashme