E konfirmon Reja: Taulant Xhaka e ka refuzuar ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Taulant Xhaka është ftuar për ndeshjet e tetorit nga trajnerit Edoardo Reja ku Shqipëria do të zhvillojë dy takime ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Edhe pse ishte ftuar disa herë nga trajneri Reja, Xhaka nuk ka pranuar të grumbullohet nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Italiani ka thënë se ka ftuar disa herë Xhakën, por mesfushori i Baselit i ka refuzuar të gjitha ftesat e tij.

“E vërteta është se unë e kam ftuar disa herë, por ai ka refuzuar vazhdimisht”, tha Reja.

Tutje trajneri italian ka thënë se është e kotë të vazhdojnë t’i dërgojnë ftesa Xhakës, kur ky i fundit nuk i pranon ato.

“Fillimisht u justifikua me problemet fizike, por na refuzoi edhe në shtator, ndaj është e kotë të vijojmë t’i dërgojmë më ftesa”.

“Ndoshta ka vendosur të përkushtohet te klubi i tij, por kjo është zgjedhje personale. Më vjen keq, pasi mund të na jepte një dorë në këto momente”, deklaroi Reja. /Telegrafi

Të ngjashme