E konfirmon Zidane, Eden Hazard ka sërish probleme

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard do të mungojë kundër Athletic Bilbaos, por mesiguri disa ndeshje me radhë.

Në konferencë për media para ndeshjes të dielën, Zinedine Zidane ka konfirmuar se belgu ka shqetësime.

“Është e vërtetë se Eden Hazard është duke i pasur disa shqetësime ditëve të fundit. Ishalla është diçka e vogël dhe do të kthehet me ne para fundit të sezonit”, u shpreh Zidane.

Sezoni i parë për belgun në Madrid ka qenë shumë i vështirë, me lëndime të shumta kohë pas kohe – ai ka shënuar vetëm një gol. 

Të ngjashme