E la Kombëtaren e Kosovës për atë të Shqipërisë

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Spezias që mbron edhe ngjyrat e Shqipërisë, Ardian Ismajli ka bërë hapin e madh në karrierë afatin kalimtar veror të vitit të kaluar, ku nga Hajduk Split kaloi në Serie te klubi i Spezias.

Fillimi ishte i vështirë për djaloshin e lindur në Prishtinë, por tani ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm me skuadrën italiane, ku po vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyera.

Në një intervistë për “La Nazione La Spezia”, mbrojtësi ka treguar vuajtjet e luftës në Kosovë, idhullin në futboll, por edhe ëndrrën e tij që ka pasur të luajë në Serie A.

Gjithashtu në intervistën e dhënë, Ismajli ka folur edh për Kombëtaren Shqiptare, ku thotë se aty përfaqësojnë të gjithë kombin shqiptar, kudo që ndodhen.

“Kam luajtur për shumë sezone te Hajduk Split, në ligën kroate dhe pas një sezoni shume të mirë, tërhoqa vëmendjen e shumë ekipeve. Mora disa oferta, por zgjodha të kaloja te Spazia, pasi më bindi projekti i tyre dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur për t’u rritur akoma më shumë”, ka thënë fillimisht Ismjali.

Tutje Ismjali tregoi se si i vogël ka pasur dashuri për futbollin, ndërsa si idhull të tijin zgjedh Sergio Ramosin.

“Futbolli ka qenë pasioni im që i vogël. Dashurinë për futbollin e kam të trashëguar nga babai im, i cili ka luajtur kur ishte i ri. Shembulli im në karrierë është mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj në një nga 5 kampionatet më të forta, veçanërisht Serie A, të cilën e kam ndjekur në TV që i vogël. Pasi debutova në këtë kampionat me Spezian, mund të them se ishte si një ëndërr e realizuar. Pas disa muajve, tani mund të them se jam me të vërtetë i lumtur”.

Ismajli është kthyer në shtyllë të mbrojtjes edhe te Kombëtarja e Shqipërisë, ku po luan me shumë sukses. Ai thotë se te Shqipëria përfaqëson të gjithë popullin shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme