E mësoi se klubi i tij është shpallur kampion në rrjete sociale, reagon sulmuesi

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Club Brugge, Emmanuel Dennis, e mësoi se skuadra e tij është shpallur kampione e Belgjikës në rrethana të pazakonte, në atë që mund të jetë sezoni i tij i fundit me gjigantin belg.

Nigeriani 22-vjeçar ka qenë i përfolur për një transferim larg stadiumit Jan Breydel, pasi që edhe trajneri i tij, Philippe Clement, tha këtë javë se ka shumë klube të interesuara për futbollistin, transmeton Gazeta Express.

Club Brugge ishte 15 pikë para rivalit në vend të dytë, KAA Gent, me një ndeshje të mbetur në sezonin e rregullt, para play-offs, kur futbolli u suspendua në fillim të marsit shkaku i përhapjes së virusit Covid-19.

Qeveria belge më pas vendosi t’i ndalojë të gjitha aktivitetet sportive deri më 31 korrik, që e nxiti vendimin e Federatës së Futbollit të Belgjikës t’i japë fund para kohe sezonit 2019/20 në Jupiler Pro League, përderisa të premten u shpall kampon Club Brugge.

“Unë isha me shokët e mi, po luanim pingpong. Unë e pashë që dikush më kishte etiketuar në një foto dhe kur shkova ta shikoja se për çfarë ishte… i thashë edhe shokut tim ta shikonte dhe ai më tha: “Po, je kampion, urime!”, ka rrëfyer Dennis.

“Është mënyrë e çuditshme për të fituar, por kështu është jeta”.

“Në kushte normale, ne do të kishim festuar, mirëpo një gjë e tillë nuk është e mundur tani, kështu që unë do të qëndroj në shtëpi me shokët dhe të dashurën dhe do të festojmë me pak shampanjë”. 

Të ngjashme