E mposhti i vetëm Cityn, Roma kërkon transferimin e Traores

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Adama Traore është futbollisti i javës pa pikë dyshimi në futbollin anglez.

Anësori spanjoll i vetëm e mposhti kampionin në fuqi Manchester City në Etihad Staduim.

Traore shënoi dy gola të bukur për ekipin e tij Wolverhampton për t’i shkaktuar një humbje të rëndë kampionëve në fuqi të Anglisë.

23-vjeçari që luan në pozitën e sulmuesit anësorë është bërë objektiv i gjigantit italian Roma.

Cengiz Under mund të largohet në janar nga Giallorosët, pasi po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha si Bayern Munich, Arsenal e Tottenham Hotspur.

E kryeqytetasit italian e shohin Traoren si zëvendësuesin adekuat të Underit.

Mediat italiane kanë raportuar se Roma është gati të shpenzojë deri në 30 milionë euro për transferimin e ish-anëtarit të Barcelonës në Olimpico. 

Të ngjashme