E nisi keq, por Zvicra shkatërron Belgjikën

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Zvicra e ka përmbysur Belgjikën nga 0:2 në 5:2.

Për Belgjikën, të dy golat i ka shënuar Thorgan Hazard, vëllai i Eden Hazard. Mesfushori shënoi në minutën e dytë dhe 17-të.

Megjithatë, Zvicra nuk është dorëzuar dhe fillimisht ngushtoi epërsinë me anë të Ricardo Rodriguez nga penalltia, dhe në minutën e 32-të, Xherdan Shaqiri asistoi për Seferoviq për 2:2.

Në minutën e 44-t, Haris Seferoviq shënoi për 3:2, duke bërë një përmbysje të çmendur. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Golin e katërt për Zvicrën e shënoi qendërmbrojtësi Elvedi me kokë në minutën e 61-të. Edhe në këtë rast shënoi Xherdan Shaqiri.

Zvicra nuk u ndal dhe shënoi golin e pestë me anë të Haris Seferoviq, i cili shënoi me kokë në minutën e 84-t për 5:2.

Zvicra përmbys Belgjikën, humbte 0:2

Zvicra ka arritur të përmbys rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë, megjithëse ishte duke humbur 0:2 nga Belgjika.

Rodriguez ngushtoi rezultatin nga penaltia në minutën e 26.

Barazoi Seferoviq, pas asistimit nga Xherdan Shaqiri. Ky lojtar shënoi sërish në minutën 44.

Belgjika e kishte nisur fuqishëm takimin e sotëm ndaj Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ishte Thorgan Hazard që i dha epërsinë Belgjikës duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e Zvicrës në minutën e dytë.

I njëjti lojtar shënoi sërish një gol të bukur  kur po luhej minuta e 17-të.

Të ngjashme