E pabesueshmja, Ronaldo drejt Juventus

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 16:39 | Nga

E ardhmja e Cristiano Ronaldo është duke u diskutuar shumë sidomos pas përfundimit të finales së Champions League.

Portugezi raportohet se mund të kalojë te Juventus këtë verë, shkruan Tuttosport, përcjell Klan Kosova.

Kjo mund të ndodhë pasi që ai thuhet se ka refuzuar mundësinë që të mbetet në Santiago Bernabeu, duke refuzuar një ofertë me vlerë 31.5 milionë euro.

Pos Juventusit, destinacione të mundshme për Ronaldon thuhet se janë edhe Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme