E pashpjegueshme sesi sulmuesi i PSG-së s’mund ta bëjë një gol kaq të lehtë

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Pa dyshim Eric Maxim Choupo-Moting e ka vënë emrin e vet në krye të listës për huqjen më të keqe në histori të futbollit, pasi nuk ia doli ta bëjë golin më të thjeshtë të mundshëm.

Gjatë ndeshjes së Paris Saint-Germainit kundër Strasbourg në Parc des Princes të dielën, sulmuesi 30-vjeçar pati mundësi të përkryer për ta shënuar golin e dytë personal para përfundimit të pjesës së parë, transmeton Gazeta Express.

Dabni Alves ia pasoi topin Christopher Nkunku, i cili e kaloi portierin e Strasbourg Matz Sels dhe ia kaloi topin Choupo-Motingut.

Përfaqësuesi i Kamerunit e djallosi mundësinë më të thjeshtë të mundshëm për të shënuar, dhe në vend se ta shtynte topin në rrjetë, ai e ndali atë.

Shikojeni videon më poshtë për ta parë huqjen e tij të pabesueshme dhe të pashpjegueshme.

Të ngjashme