E pazakontë, trajneri në luftë kundër klubit të tij të ardhshëm për të mbetur në ligë

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Klubi aktual i trajnerit Henk de Jong, De Graafschap, do të përballet me klubin e tij të ardhshëm, Cambuur, në garën se kush do të mbetet në ligën elitare holandeze, e kush do të bie apo mbetet një rang më poshtë.

De Graafschap ka përfunduar në pozitën e 17-të në Eredivisie, ndërkaq tani duhet të luftojë me Cambuur-in që zhvillon garat në ligën e dytë, e që paraprakisht kishte arritur marrëveshje me de Jong që ai të bëhej trajner i tyre në stinorin tjetër.

Fituesi i kësaj përballjeje sezonin tjetër do të luajë në ligën e parë, që nënkupton se në rast që de Jong triumfon me De Graafschap, atëherë ai do t’ia prishë punët vetes dhe skuadrës së tij të re që të mos promovohen në ligën më të fortë të Holandës.

Ndërkaq, një disfatë nga klubi i tij i ardhshëm, prapë nuk do ta nxirrte mirë 54 vjeçarin.

Të ngjashme