E realizoi ëndrrën për të qenë lojtar i Barcelonës, por Emerson tregon arsyen pse klubi e largoi

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Emerson Royal ishte blerë nga Barcelona në vitin 2019 dhe u huazua te Real Betis për dy vite.

Si Barcelona ashtu edhe Betis kishin nga 50 për qind të kartonit të lojtarit, derisa katalunasit e bën atë të tyrin për nëntë milionë euro.

Mbrojtësi i djathtë brazilian u mirëprit te klubi duke i vendosur klauzolë prej 300 milionë eurove, por në ditën e fundit Barcelona vendosi ta shiste te Tottenham Hotspur.

Ka qenë vet anësori brazilian që ka zbuluar arsyen pse Barcelona e largoi nga Camp Nou.

“Në fundin e sezonit të kaluar, kisha mbyllur të gjitha gjërat me Betisin dhe kisha firmosur me Barcelonën, përpara se të shkoja me pushime”.

“Momenti i rikthimit ishte një ndjesi e jashtëzakonshme për mua, sepse isha gati të luaja për Barcelonën dhe ëndrra ime tashmë ishte një realitet i prekshëm. Koeaman më priti shumë mirë e gjithashtu i gjithë ekipi dhe isha krenar edhe për faktin se në ‘Camp Nou’ kanë luajtur dhe shkruar historinë shumë brazilianë. Por gjithçka u shkatërrua pas një telefonate nga drejtuesit e klubit, të cilët më komunikuan se ishte më mirë të më largonin, sepse situata financiare nuk ishte aspak e mirë”, tha braziliani.

Të ngjashme