E zëvendësoi 15 minuta para fundit, Pochettino zbulon fjalët që shkëmbeu me Messin dhe arsyen pse e largoi nga loja

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint Germain ka triumfuar në derbin francez ndaj Lyonit me rezultat 2-1.

Por e gjithë vëmendja e mdiave dhe tifozëve ishte në minutën e 75-të, kur u zëvendësua Lionel Messi.

Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino vendosi ta largojë Messin nga loja dhe në vend të tij ta inkuadrojë Achraf Hakimin.

Lojtari më i mirë në botë u duk i revoltuar duke mos ia dhënë dorën as Pochettinos dhe fytyra e tij në bankën rezervë tregonte gjithçka.

Pas ndeshjes trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka zbuluar edhe fjalët që kishte me Messin, duke thënë se ky është vendim i tij.

“Janë vendime që dikush duhet t’i marrë për ekipin. Të gjithë e dinë që kemi lojtarë të mëdhenj, por dikush duhet të bëjë zgjedhje”.

“Ndonjëherë vendimet janë pozitive ose jo, por kjo është arsyeja pse një skuadër futbolli ka një trajner. Mund të pajtoheni me një vendim ose jo”.

“E pyeta Messin si ndihej dhe ai me tha se ishte mirë, pa probleme. Messi është një lojtar i madh”.

Të ngjashme