Ecja në kahe të ndryshme e Rashicës dhe Zhegrovës

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica shënoi një gol të bukur, ndërsa dha një asistim edhe më të bukur të shtunën në fitoren 3:1 të Werder Bremenit ndaj Mainzit, në kuadër të xhiros së 27-të të Bundesligës së Gjermanisë në futboll.

Të shtunën luajti edhe Baseli, që në kuadër të javës së 26-të të Superligës së Zvicrës fitoi 1:0 ndaj Luzernit. Te Baseli nuk ishte fare i grumbulluar Edon Zhegrova, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rashica, 22-vjeçar, e Zhegrova, që të dielën mbushi 20 vjet, te Përfaqësuesja e Kosovës e mbulojnë zakonisht krahun e djathtë të mesfushës.

Ka të tillë që i vlerësojnë edhe konkurrentë për pozitën e mesfushorit të krahut të djathtë. Jo shumë kohë më parë, në shtator të vitit të kaluar, Zhegrova favorizohej para Rashicës për pozitën e lojtarit të krahut të djathtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme