Eden Hazard favorizon rikthimin te Chelsea

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard, do të pranonte me kënaqësi shansin për t’u rikthyer te Chelsea.

Pas dy sezoneve të dobëta me Real Madridin, drejtuesit e klubit spanjoll janë të gatshëm ta lejojnë largimin e belgut në vitin 2022.

Emri i Hazardit është përfolur shumë për një rikthim në Ligën Premier, ku njëra nga skuadrat e lidhura me të padyshim se është ish-skuadra e tij, Chelsea.

Sipas njeriut të afërte të Hazardit, Gilles De Bilde, një rikthim në Stamford Bridge do të ishte opsioni i favorizuar për sulmuesin belg.

“Unë mendoj se Hazard do të preferonte të kthehej në Chelsea”, ka thënë De Bild për HLN.

Hazard është lidhur edhe me një transferim te Neëcastle United, ndërsa Manchester Unitedi thuhet se ka refuzuar mundësinë e transferimit të tij

Të ngjashme