Edhe Beshiktashi njofton për raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Klubi i madh turk i futbollit, Beshiktash, ka lëshuar të shtunën një njoftim përmes të cilit bëhet e ditur se dy pjesëtarë të këtij klubi janë testuar pozitiv për Coronavirus.

Njëri prej të prekurve është futbollist, por emri i tij nuk është bërë i ditur.

“Të premten testimi për Covid – 19 është bërë për të gjithë futbollistët, pjesëtarët e stafit teknik dhe për stafin tjetër. Testi ka dalë pozitiv për njërin prej futbollistëve tanë dhe për një prej të punësuarve. Trajtimi ndaj futbollistit dhe të punësuarit fillon menjëherë, në bazë të procedurave të parapara”, thuhet në komunikatën e Beshiktashit.

Beshiktashi është kthyer në stërvitje ditë më parë.

Edhe Fenerbaçe ka njoftuar se një i punësuar i këtij klubi është prekur me Coronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme