Edhe Dortmundi e refuzon Ronaldon

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo ka pranuar që agjenti i tij të negociojë me klubin e Dortmundit për një transferim potencial. 

Për BVB-në, interesi është të mbështetet tek ylli portugez për të kompensuar mungesën e Sébastien Haller, transmeton Gazeta Express.

Por këtë të premte, Bild bën me dije se Borussia Dortmund nuk është e interesuar për ish-sulmuesin e Real Madridit. 

Financiarisht, operacioni është i pamundur pasi futbollisti 37-vjeçar merr 29 milionë euro neto në vit te Manchester United. 

Një shumë që Borussia nuk mund t’i ofrojë pasi lojtari më i paguar i skuadrës, pikërisht Marco Reus, merr 12 milionë euro në vit. 

Të ngjashme