Edhe Ferizaj lëshon Kosovën, nesër udhëton drejt Shqipërisë

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e FC Ferizajt nesër do të marrë rrugë drejt bregdetit shqiptar ku do ta zhvillojë një fazë të përgatitjeve.

Ferizaj që këtë edicion e ka synim të rikthehet në elitë ka bërë bukur shumë investime duke sjellë përforcime dhe trajneri Arbnor Morina në Shqipëri do të punojë në komponimin  e skuadrës.

Njoftimi i FC Ferizajt:

Skuadra jonë përfundon seancën e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit!

Sot skuadra jonë e ka përfunduar seancën e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit, pasi që nesër (e shtunë) në orët e mengjesit do të udhëtojmë drejtë Shqipërisë, për të vazhduar fazën e dytë të pregatitjeve.

Skuadra jonë fazën përgatitore do ta kryej në qytetin e Durrësit, ku do të qëndrojm 8 ditë dhe do ti zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme