Edhe Fernando Torres në Japoni

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 13:28 | Nga

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, duket se e ka zgjidhur të ardhmen e tij.

Pas përfundimit të aventurës me Atletico Madridin në La Liga, 34-vjeçari ka zgjedhur Lindjen e Largët dhe pikërisht Japoninë për të vijuar karrierën me skuadrën e Sagan Tosu.

Me japonezët, sipas mediave, “El Nino” pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 6.2 milionë euro në sezon.

Fernando Torres ka luajtur me disa ekipe me emër në Europë, ndërsa shkëlqimin e tij e ka arritur me fillimisht me Atletico Madridin e më pas me Liverpoolin, para se të vishte edhe fanellën e Chelsea-t, Milanit dhe sërish të Atletico Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme