Edhe gjashtë raste me Coronavirus te Fiorentina

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Klubi italian i futbollit, Fiorentina ka njoftuar se janë paraqitur gjashtë raste te reja me koronavirus te kjo skuadër. Bëhet fjalë për tre futbollistë dhe tre anëtarë të stafit.

Kjo është bërë e ditur pas raundit të parë të testeve mjekësore.

Të gjitha klubet e Serie A po bëjnë testimin e lojtarëve para kthimit në stërvitje. Kjo bëhet për të vërtetuar që lojtarët nuk janë të prekur nga Covid – 19, para se të kthehen në komplekset stërvitore.

Të prekurit te Fiorentina janë izoluar, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës pritet të fillojë stërvitjet të premten.

Muajin e kaluar te Fiorentina nga koronavirusi ishin prekur lojtarë si Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dushan Vlahoviq. Pjesëtarë të stafit po ashtu ishin të sëmurë, ndërsa disa janë hospitalizuar.

Të mërkurën Torino njoftoi se një lojtar i saj është testuar pozitiv për koronavirus.

Të ngjashme