Edhe Juventus pas Eden Hazard

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 16:14 | Nga Ekonomia Online
Chelsea po rrezikon që ta humbet Eden Hazardin në verë.
Eden Hazard është aktualisht lojtari më i kërkuar në Evropë, pasi që shumë klube janë të interesuara.

Përveç Real Madridit dhe PSG-së, tani edhe Juventusi po e dëshiron transferimin  e yllit belg, përcjell “lajmi.net”.

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme që të ofrojë 100 milionë euro dhe një lojtar për transferimin e Eden Hazard.

Sipas mediave angleze dhe atyre italiane, Juventus është i gatshëm që të ofroj edhe Alex Sandron në marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme