“Edhe Kosova sonte ishte pa trajner”

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 23:26 | Nga Ekonomia Online

Trajneri kosovar i futbollit, Ismet Munishi, ka reaguar pas barazimit 1 me 1 të Kosovës me Malin e Zi.

Ai ka akuzuar trajnerin e Kosovës se është fajtor për mosfitimin pikëve të plota nga udhëtimi në Malin e Zi.

Ai ka thënë se Mali i Zi ka qenë pa trajner, ashtu sikurse edhe Kosova. Ka shkruar se është mëkat barazimi i sotëm ndaj malazezëve.

Postimi i plotë i Munishit:

Mali i zi pa trener , na sot pa trener.Mali i zi pa 2 lojtar edhe na pa 2 lojtar.Me kon ma kualitet 100 % edhe mos me fitu oshte mekat.Bravo Milot Rashica 💪💪💪💪💪🇽🇰

Të ngjashme