Edhe kryeministri britanik kundërshton Superligën Evropiane

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Në debatin e Superligës Evropiane ka hyrë edhe Kryeministri britanik, Boris Johnson.

Krijimi i Superligës Evropiane ka filluar të bëhet realitet.

Tani, 12 klube kanë konfirmuar pjesëmarrjen në garën prestigjoze që do të marrë formë nga sezoni i ardhshëm.

Klube si AC Milan, Arsenal , Atlético Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Por, tani edhe Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar ndaj idesë të krijimit të kësaj lige.

“Ne do të shohim gjithçka që mund të bëjmë me autoritetet e futbollit që ky projekt të mos shkojë në mënyrën siç është propozuar fillimisht”, tha ai.

“Nuk është lajm i mirë për tifozët dhe njerëzit në këtë vend, normalisht që klubet janë ikona globale tani, por këto klube rrjedhin nga qytetet nga njerëzit lokalë dhe nga zonat e caktuara dhe ato duhet ta kenë një lidhje me tifozët lokalë”, tha Johnson.

“Është shumë e rëndësishme që kjo të vazhdojë, unë nuk pajtohem për këtë propozim dhe do të shikojmë me autoritetet përkatesë çfarë mund të bëjmë”, përfundoi Boris Johnson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme