Edhe Milan garon për Ibrahimoviq

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse 28 vjeçar, Zlatan Ibrahimoviq është duke u kërkuar nga top klube, si Manchester United.

Por suedezi të cilit i skadon kontrata me LA Galaxy në fund të këtij viti, opsion e ka edhe Milanin për një rikthim, pasi që Rossoneri kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, shkruan Gazzetta dello Sport.

Nga Serie A të interesuar për të janë edhe Bologna dhe Napoli.

Milan ka shprehur interesim për Ibran pasi që janë duke kaluar në formë jo të mirë dhe janë të detyruar që të kërkojnë zgjidhje përmes tij.

Të ngjashme