Edhe Mourinho e dëshiron Jorginhon

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 08:50 | Nga

Edhe Manchester United ka hyrë në garë për Jorginhon.

Manchester United i është bashkuar Liverpoolit në garë për mesfushorin e Napolit, Jorginho, raporton Daily Star, transmeton Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë funte për brazilianin me nënshtetësi italiane, pasi Jose Mourinho po kërkon një zëvendësues për Michael Carrick që do të pensionohet në fund të sezonit.

Jorginho ka bërë 25 paraqitje për Napoli këtë sezon, duke realizuar pesë gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme