Edhe në Francë e duan yllin e Kosovës

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Ka rënë në sy sidomos me fanellën e Kosovës, mes golave të shënuar dhe faktit që i udhëhoqi në rezultatin historik duke e çuar në finalet e Ligës së Kombeve dhe në vend të parë në grupin e saj.

Po flasim për futbollistin e Heerenveen, Arbër Zeneli, për të cilin tashmë interesimet vijnë nga çdo anë.

Në Holandë, deri tani është autor i plot tetë asisteve dhe 3 golave. Tashmë, në gjurmët e tij ka rënë skuadra e kampionatit francez, Strasbourg.

Por, për të siguruar shërbimet e fantazistit duhen 3 milionë euro, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2020 me Heernveen që e bleu në Suedi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme