Edhe një fitore e Kosovës në tavolinë ndaj Serbisë

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 13:27 | Nga

Flaka Loxha ka kaluar në finale të Kupës Evropiane për junior pasi xhudistja serbe nuk u përball me të në gjysmëfinale, transmeton Koha.net.

Trajneri Toni Kuka ka njoftuar se pas dy fitoreve të rregullta, Loxha në gjymëfinale e priste xhudisten serbe, e cila nuk u paraqit për luftë.

“Flakës suksese në finale e ne betejat dëshirojmë ti bajmë në tatami si gjithmonë!
Politika ska vend në sport”, ka thënë Kuka.

“Erza Muminoviqi në kategorinë 44 kg ka shënuar dy fitore dhe është duke ecur drejt medaljes e sigurt! Xhudo po vazhdon tutje me suksese,dy medalje sot po vijnë për shtetin tonë të ri”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme