Edhe një klub nga Liga Premierë vihet pas Vedat Muriqit

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Klubet e njohura evropiane janë vënë pas sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqit, ndërsa së fundmi edhe Brightoni është futur në garë.

Lista e klubeve të interesuara për Vedat Muriqin është e gjatë dhe po shtohet çdo ditë.

Sulmuesi po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçen, prandaj klubet e njohura evropiane po dërgojnë skautë për ta vëzhguar nga afër përfaqësuesin kosovar.

Gazetari i mediumit Haber Global, Yagiz Sabuncouglu njofton se në ndeshjen e fundjavës ndaj Trabzonsporit, për të ndjekur prizrenasin ishin edhe përfaqësuesit e klubit anglez, Brighton & Hove Albion.

Ndërkohë, mediat tjera turke njoftuan dje gjatë ditës se 25 vjeçarin në ndeshjen e fundjavës që shkoi e kanë vëzhguar edhe skautët e Leicester Cityt, Monacos dhe Eintracht Frankfurtit.

E më parë, interesim për ish-futbollistin e Rizesporit kishin shfaqur edhe tri klubet tjera angleze, Tottenham e Manchester United, por edhe Burnley në fund të janarit.

Futbollisti kosovar ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023, ndërsa ka realizuar 13 gola dhe i ka bërë 5 asistime në 21 ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme