Edhe një largim nga Juventusi, përsëri në Katar

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Pas Mario Mandzukic, edhe një futbollist i Juventusit po transferohet në Katar.

Juventus ka gjetur një aleat të ri në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas Medhi Benatia dhe Mario Mandzukic, në Al Duhail së shpejti do të transferohet edhe Kwang Song Han, raporton “Goal Italia”, transmeton lajmi.net.

Futbollisti i parë nga Koreja e Jugut në histori të Serie A është në prag të largimit nga Torino.

Ai nuk ka bërë asnjë paraqitje me ekipin e parë dhe kontribut të vogël me skuadrën U-23.

Andaj, ish anëtari i Cagliarit tashmë ka kryer testet mjekësor me Al Duhail dhe do të largohet nga Juventus në formulën e shitjes definitive. 

Të ngjashme