Edhe një medalje për Kosovën, Loriana Kuka e bronztë në Budapest

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Kosova e ka fituar edhe një medalje në Grand Slamin e xhudos në Budapestit, që përfundon sot. Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë.

Në luftë për vend të tretë, Loriana e mposhti rusen Antonina Shmeleva.

Grand Slami i Budapestit shënon rikthimin e garave të mëdha të xhudos pas pushimit të gjatë. Kosova është dëshmuar si fuqi e xhudos. Të premten medalje të artë fitoi Distria Krasniqi.

Të ngjashme